• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home LIFESTYLE SHENDETI

VOA: Çfarë dihet për mpiksjet e gjakut që mendohet se janë të lidhura me vaksinën AstraZeneca?

Ziku by Ziku
2 Prill, 2021
in SHENDETI
0 0
0
VOA: Çfarë dihet për mpiksjet e gjakut që mendohet se janë të lidhura me vaksinën AstraZeneca?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët gjermanë kanë vendosur të kufizojnë përdorimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZenecas për të mos iu dhënë njerëzve nën moshën 60 vjeç pasi pati njoftime për disa raste të tjera mpiksje të pazakonta të gjakut tek një numër i vogël njerëzish që kanë marrë vaksinat.

Pas këtij vendimi, rregullatori evropian i barnave përsëriti të mërkurën se “nuk ka asnjë provë që do të mbështeste kufizimin e përdorimit të kësaj vaksine në asnjë grup popullate”, megjithëse një ekspert tha se u raportuan më shumë raste mpiksjeje nga sa pritej, dhe Agjencia Evropiana e Barnave (EMA) vazhdon të hetojë.

Më herët në mars, mbi 10 vende, përfshirë Gjermaninë, pezulluan përdorimin e AstraZenecas për çështjen e mpiksjes së gjakut. Shumica e tyre rifilloi – disa me kufizime të ngjashme me ato që Gjermania vendosi të martën – pasi EMA tha se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e mosvaksinimit.

Por debati në disa vende se kush mund të marrë vaksinën ka ngritur shqetësime se besueshmëria e saj mund të jetë dëmtuar përgjithmonë. T’i hedhim një vështrim asaj që dimë dhe asaj që nuk dimë për këtë vaksinë.

ÇFARË NDODHI NË GJERMANI?

Më herët këtë javë, rregullatori mjekësor i Gjermanisë publikoi të dhëna të reja që tregojnë një rritje në rastet e njoftuara të pazakonta të mpiksjes së gjakut tek disa njerëz që kohët e fundit morën një dozë të vaksinës AstraZeneca.

Në përgjigje, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe zyrtarët shtetërorë ranë dakord që t’ia japin vaksinën vetëm personave të moshës 60 vjeç e sipër, përveçse nëse ata janë në rrezik të lartë për ndërlikime serioze nga COVID-19 dhe kanë rënë dakord të marrin vaksinën.

“Ka të bëjë me peshimin e rrezikut të një efekti anësor që është statistikisht i vogël, por duhet të merret seriozisht, dhe rrezikun e sëmundjes me koronavirusin,” tha zoti Spahn.

Rregullatori mjekësor i Gjermanisë tha se numri i mpiksjeve të rralla të gjakut të njoftuara deri më 29 mars kishte arritur në 31. Rreth 2.7 milion doza të AstraZenecas janë administruar në Gjermani deri tani. Nëntë nga njerëzit vdiqën dhe të gjitha rastet përveç dy prej tyre ishin gra, nga mosha 20 deri 63 vjeç, tha Instituti “Paul Ehrlich”.

Disa mpiksje janë raportuar edhe gjetkë, midis dhjetëra miliona njerëzve që kanë marrë vaksinën AstraZeneca.

ÇFARË KANË ZBULUAR HETIMET E MËPARSHME?

Hetimi fillestar i EMA-s arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca nuk e rriti rrezikun e përgjithshëm të mpiksjes së gjakut, por nuk mundi të përjashtonte një lidhje me disa raste të rralla mpiksjeje dhe rekomandoi që një paralajmërim i ri të shtohej në broshurën e vaksinës. Vaksina është e autorizuar për personat 18 vjeç e lart.

EMA po vazhdon të ndjekë nga afër dy lloje të rralla të mpiksjes së gjakut, përfshirë një që prek trurin, të raportuar tek njerëzit që morën të paktën një dozë të vaksinës AstraZeneca dhe mund të përshtasë rekomandimet e saj për vaksinën javën e ardhshme. t.

Të mërkurën, Dr. Peter Arlett i EMA-s tha se agjencia po sheh “më shumë raste të (mpiksjes së trurit) sesa do të kishim menduar” dhe vuri në dukje se të prekurit janë kryesisht gra të reja – por nuk ishte e qartë nëse kjo e dhënë ishte domethënëse duke qenë se gratë e reja kishin më shumë gjasa të merrnin vaksinën AstraZeneca në Evropë. Ai nuk tha sa nga këto lloj mpiksjesh do të shfaqeshin zakonisht në popullatën e përgjithshme.

Emer Cooke, drejtore ekzekutive e agjencisë, tha se ekspertët e saj nuk kishin qenë në gjendje të identifikonin faktorë specifikë të rrezikut për ata që mund të ishin në rrezik më të lartë për mpiksjet e rralla.

Komiteti i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerësoi gjithashtu të dhënat e disponueshme për vaksinën AstraZeneca dhe tha që vaksina ishte e sigurt dhe efektive. Të mërkurën, Dr. Kate O’Brien, e cila kryeson departamentin e vaksinave të OBSH-së, tha se ata po vazhdonin të vlerësonin situatën.

Është normale të vazhdohen të studiohen efektet anësore për vaksina të reja pasi ato janë testuar zakonisht në dhjetëra mijëra njerëz, por disa probleme të rralla dalin vetëm pasi miliona vetë marrin vaksinën.

SI MUND TA ZBULOJNË SHKENCËTARËT NËSE VAKSINA ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR RASTET E RRALLA TË MPIKSJES?

“Mënyra për të kuptuar nëse rastet shkaktohen nga vaksinimi është të shikosh nëse ka raste më të shumta të mpiksjes tek njerëzit që janë vaksinuar,” tha Dr. Peter English, ish-kryetari i Mjekësisë së Shëndetit Publik të Shoqatës Mjekësore Britanike.

Kjo do të dojë kohë. U desh rreth një vit, për shembull, që shkencëtarët të ishin në gjendje të arrinin në përfundimin se një vaksinë e gripit të derrit ishte përgjegjëse për disa raste të narkolepsisë në Evropë.

Adam Finn, një profesor i pediatrisë në Universitetin e Bristolit, tha se nuk kishte ende prova bindëse se vaksina është përgjegjëse për mpiksjet e rralla.

“Mekanizmi përmes së cilit identifikohen këto anomali të mpiksjes së gjakut dhe pse ato ndikojnë në këtë pjesë shumë të vogël individësh, ende nuk është përpunuar siç duhet,” tha ai në një deklaratë.

Në një deklaratë, AstraZeneca tha se ishte duke analizuar dhjetëra miliona të dhëna për njerëzit që morën vaksinën “për të kuptuar nëse këto raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut. ndodhin më shpesh sesa do të pritej natyrshëm në një popullatë prej miliona njerëzish”.

ÇFARË NËNKUPTON KJO PËR VAKSINIMET NDAJ COVID-19?

Është lajm i keq. Zyrtarët shëndetësorë shqetësohen se pezullimet dhe kufizimet e përsëritura për vaksinën AstraZeneca mund të minojnë besimin tek një vaksinë që është thelbësore për përpjekjet globale për të eliminuar pandeminë pasi është më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur se disa të tjera.

Në Norvegji, e cila kohët e fundit zgjati pezullimin e vaksinës AstraZeneca për tre javë, zyrtarët thonë se konfuzioni po shkakton një valë hezitimi për vaksinimin.

Drejtuesja e Shoqatës Norvegjeze për Mjekësi të Përgjithshme, Marte Kvittum Tangen, i tha televizionit NRK se rifillimi i vaksinimit me AstraZeneca “do të jetë shumë i vështirë nëse duam vaksinimin më masiv të mundshëm në popullatë për një periudhë afatgjatë.”

Finn, nga Universiteti i Bristolit, tha se kërcënimi më i madh shëndetësor për botën është aktualisht COVID-19 dhe se çdo dyshim në lidhje me efektivitetin e vaksinave të autorizuara të koronavirusit është problematik.

“Ne duhet të mbetemi të përqendruar tek nevoja për të parandaluar vdekjen e miliona njerëzve nga COVID-19 para se sëmundja të vihet nën kontroll, dhe mënyra e vetme efektive për ta bërë atë është përmes vaksinimit,” tha ai./Voa

Faxweb.AL
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 85 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 23k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

7 Dhjetor, 2020
Kosova siguron 100 mijë doza nga Pfizer/BioNTech, ja kur do të bëhet shpërndarja

Kosova siguron 100 mijë doza nga Pfizer/BioNTech, ja kur do të bëhet shpërndarja

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Kosova siguron 100 mijë doza nga Pfizer/BioNTech, ja kur do të bëhet shpërndarja

Kosova siguron 100 mijë doza nga Pfizer/BioNTech, ja kur do të bëhet shpërndarja

12 Prill, 2021
“Vaksinimi në sektorin e turizmit i vonuar!” Kasa: Risi, interesi i shtuar i qytetarëve serb

“Vaksinimi në sektorin e turizmit i vonuar!” Kasa: Risi, interesi i shtuar i qytetarëve serb

12 Prill, 2021
Varianti i ri i COVID 19 ‘mbërrin’ në Kosovë, infektologu: Nuk e detektojmë dot, por çfarë duhet të bëjmë brenda 100 ditëve

LAJM I FUNDIT/ Kurba e infektimeve mbetet në nivele shqetësuese në Kosovë, ndërrojnë jetë 8 qytetarë nga Covidi në 24-orë

12 Prill, 2021
Featured image of article: Messi qëndron te Barcelona, por i vendos kusht presidentit Laporta, ja çfarë kërkon argjentinasi

Messi qëndron te Barcelona, por i vendos kusht presidentit Laporta, ja çfarë kërkon argjentinasi

12 Prill, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In