SPANJË-Një episod i ri i racizmit në futbollin evropian, këtë herë në La Liga gjatë ndeshjes midis Cadiz dhe Valencia që u ndërpre me rezultatin 1-1. Në minutën e 36-të kur rezultati ishte 1-1, një përplasje mes Calas dhe lojtarit të Valencias Diakhaby shkaktoi një furtunë të vërtetë, me të dytin që pretendoi se ishte fyer me fjalë raciste nga lojtari i Cadizit.
“Zezak m***” janë adresuar në drejtim të tij nga ana e lojtarit të Cadiz, duke zgjuar kështu acarimin e francezit. Kaq mjaftoi që lojtarët e Valencias të braktistnin fushën dhe vetëm pas ndërhyrjes së Federatës u rikthyen në fushë me Diakaby-n që u zëvendësua duke mos dashur më të vazhdojë takimin.
Vendimin e tij e kanë mbështetur edhe shokët e skuadrës, të cilët kanë shkuar me të në dhomën e zhveshjes. Megjithatë loja ka rinisur përsëri pas disa minutash dhe ishte vetë mbrojtësi që ka kërkuar një gjë të tillë.
E.Ç (Dosja.al)