Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të vazhduar me seancën plenare në të cilën do të votohen pikat e pa përfunduara nga seancat paraprake.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë m unduar ta pèngojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit ditën e sotme.
Deputetët e VV’së kanë gôditur tavolinat e tyre duke bërë z hurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit. Ndërsa kanë bèrtitur me thirrjen “Jashtë, jashtë”.
Nënkryetarja Nagavci është munduar të mbajë rregull duke u kërkuar deputetëve të krijojnë një atmosferë më të qetë për të vijuar seancën.
Seanca plenare u ndèrpre për 15 minuta pushim, në mënyrë që palët të gjejnë një konsensus me tyre për të vijuar votimin në Kuvendin e Kosovës.