TORINO-Giacomo Vrioni vazhdon të stërvitet me ekipin e Juventusit, sulmuesi i Shpresave erdhi te bardhezinjtë si anonim,ndërsa tani është pjesë e ekipit të parë. Ishte ish-trajneri Sarri që e grumbulli disa ndeshje duke i dhënë edhe minuta në ndeshjen e fundit kundër Romës sezonin e kaluar. Me ardhjen e Pirlos gjërat nuk ndryshuan për sulmuesin i cili po vazhdon të mbetet pjesë e Juventusit.
Në seancën e fundit stërvitore, lojtari i ka dërguar një “kartolinë” të bukur trajnerin Andrea Pirlo. Një video që në fund mbyllet me golin e shënuar pikërisht nga Vrioni. Ky i fundit duket se ka mësuar shumë nga Ronaldo gjatë kësaj kohe dhe këtë e ka treguar qartë te ky gol, duke e kopjuar disi. Sulmuesi shqiptar e nxjerrë bukur topin me finte për të goditur me këmbën e majtë dhe duke shmangur kështu mbrojtësin që pabërballë, ndërsa më pas mposht legjendën Bufon, teksa tund rrjetën pas shpinës së tij.
E.Ç (Dosja.al)