FRANCË-PSG ja doli të fitojë ndaj Angers me shifrat 6-1,takim i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit francez. Një humbje që nuk është se e ka mërzitur trajnerin e Angers, Donc Stéphane Moulin. Në momentin kur shifrat ishin 6-1, tekniku francez ka përfituar nga një ndërprerje e ndeshjes për të komunikuar me Neymar.
Arsyeja ishte surprizuese, teksa i kërkonte fanellën pas vërshëllimës përfundimtare. “Hej Ney, mund të ma japësh fanellën tënde pas ndeshjes?”, ishte kërkesa e Moulin në drejtim të yllit brazilian, që ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë.
Me sa duket trajneri francez ishte i bindur se radha për të marrë fanellën e Neymar nga lojtarët e tij do të ishte e gjatë dhe ka vendosur të prenotojë përpara kohe. Megjithatë nuk dukej momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë, në mes të ndeshjes dhe kur ekipi po humbte me shifra të frikshme.
E.Ç (Dosja.al)