SPANJË-Real Madrid siguron një tjetër fitore për të vënë në trysni Atletico Madrid me të cilin kryeson La Liga, duke mundur Granadën me shifrat 2-0 me golat e Casemiros dhe Benzemasë. Një sfidë e dominuar nga “Los Blancos”, që patën raste të shumta shënimi, por në pjesën e parë nuk mundën të gjenin rrjetën.
Në fraksionin e dytë goli i parë erdhi nga Casemiro në minutën e 57-të. Një gjuajtje e tij me kokë pas asistit të Asensio, mjaftoi që t’i jepte Realit avantazhin të cilin e administroi deri në fund, por u desh goli i Benzema që të vulosej fitorja 2-0.Ndërsa sulmuesi francez shënoi vetëm pak para përfundimit të ndeshjes për ti dhënë 3 pikë me mjaft vlera skuadrës së Real Madrid.
E.Ç (Dosja.al)