ANGLI– Manchester United merr fitoren e tretë rradhazi dhe të 11-tën në kampionat. Në javën e 17-të të Premier League “Djajtë e Kuq” mundën Burnley-n me shifrat 1-0, një tre pikësht me mjaft vlera për skuadrën e Solskjaer që tani e sheh veten në krye të klasifikimit, tre pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Liverpool.
Në stadiumin “Turf Moor” vendosi goli i francezit Paul Pogba në pjesën e dytë, i shërbyer nga Rashford.Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer tashmë kryeson e vetme me 36 pikë, tri më shumë se “The Reds”.
Sukses shumë i rëndësishëm edhe për Evertonin (ruan vendin e katërt) 1-2 në fushën e Ëolves. Për skuadrën e Ancelottit shënuan nga një gol në çdo pjesë Iëobi dhe Keane, që zhvlerësuan golin e Neves në minutën e 14-të.
E.Ç (Dosja.al)