ITALI– Inter vazhdon marshimin në Seria A. Në javën e 26-të të kampionatit italian u zhvillua ndeshja e fundit Inter-Atalanta përfunduar me shifrat 1-0. Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0, ku Atalanta tentoi disa herë me Freuler por edhe me Gjimshitin që nuk arritën dot të realizonin.
Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Milan Skriniar në fillim të pjesë së dytë. Me këtë 3 pikësh, Inter vazhdon të kryesojë me 62-të, 6 pikë më shumë se Milan dhe 10 ndaj Juventusit.
E.Ç (Dosja.al)