EUROPË- Në grupin e Juventusit dhe Barcelonës, takimi tjetër mes Ferencvaros dhe Dinamo Kiev përfundoi me shifrat 2-2. Fillimisht ishin ukrainasit që kaluan dy herë në avantazh, por ekipi hungarez barazuan rezultatin. Manchester United regjistroi një tjetër sukses sonte në “Old Trafford” pasi mposhti me rezultatin e pastër 5-0 gjermanët e Leipzig, që një vit më parë shkuan deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
“Djajtë e kuq” zhbllokuan sfidën me anë të sulmuesit të talentuar Greenëood në pjesën e parë, më pas goleada u kompletua me tripletën e Marcus Rashford që erdhi nga pankina dhe golin e Martial nga pika e penalltisë.Në sfidat e tjera, Borussia e Dortmundit mposhti Zenitin me rezultatin 2-0 falë golave të Sancho dhe Haaland, Lazio nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në transfertën belge ndaj Club Brugge, ndërsa Sevilla fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Renes.
E.Ç (Dosja.al)