EUROPË– Manchester United,Slavia Prague, Villareal dhe Ajax janë katër skuadrat e dyta çerekfinaliste të Europa League. Milan i jep lamtumirën aventurës evropiane. Në “San Siro” kuqezinjtë munden 0-1 me përballjen e parë që kishte përfunduar me shifrat 1-1Goli i vetëm erdhi nga Pogba në fillimin e pjesës së dytë, me mesfushorin francez që gjeti rrjetën. Kuqezinjtë e Piolit u përpoqën, por në fund dolën të eleminuar.
Ashtu siç edhe pritej Villareal avancoi në çerekfinale me shumë lehtësi pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Dynamo Kiev me të njëjtin rezultat 2-0, falë dygolëshit të Gerard Morenos. Të thjeshtë e pati edhe Ajax që kaloi 0-2 Young Boys në takimin e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 5-0 në favor avancoi më tej. Për harkëtarët realizuan Neres dhe Tadic.
Me golat e Olayinkas (Ish-sulmuesi i Skënderbeut) dhe Stanciut u kualifikua në çerekfinale edhe Slavia e Pragës që fitoi 0-2 në transfertën skoceze ndaj Rangers, me skocezët që nuk menaxhuan dot barazimin 1-1 të ndeshjes së parë.
E.Ç (Dosja.al)