KOSOVË-Pas barazimit në Moldavi, Kosova merr një tjetër rezultat zhgënjyes. Në Prishtinë dardanët u mundën 1-2 përballë Greqisë duke humbur tepër hierarki në klasifikim. Gjithçka filloi keq për Kosovën, kur në minutën e 3-të miqtë kaluan në avantazh me anë të Liminos. Një nisje kjo që ndoshta edhe vetë nuk e kishin imagjinuar se do të ndodhte. Ndërkohë pak kohë pasi nisi pjesa e dytë, ishte sërish Greqia ajo që tund rrjetën, duke dyfishuar shifrat.
Dardanët zgjohen vonë për të reaguar, teksa kur loja kishte hyrë në 10 minutat e fundit, Bernard Berisha ngushton shifrat me një golt të mrekullueshëm me gjysmë-roveshatë, Megjithatë fati i ndeshjes nuk do të ndryshonte. Grekët largohen triumfues nga Prishtina, ndërsa Kosova bën një nisje për t’u harruar, me vetëm 1 pikë në 2 takimet e para.
E.Ç (Dosja.al)