TORINO- Në ndeshjen e fundit të javës së 23-të Juventus fiton ndaj Crotones me shifrat 3-0. Një ndeshje që foli vetëm për bardhezinjtë.Miqtë rezistuan deri në minutën e 38-të, pasi Cristiano Ronaldo shënoi me kokë pas asistimit të Alex Sandros. Gjyqtari u sinjalizua nga sistemi VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por gjyqtari Valerio Marini konfirmoi golin si të rregullt.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Ronaldo realizoi golin e dytë, sërish me kokë, këtë herë në bashkëpunim me Aaron Ramsey-n, që krosoi saktë për portugezin. Ndeshja praktikisht u mbyll nga golin i McKennie-t, i treti për bardhezinjtë në këtë mbrëmje.
Juventusi pati mundësi të tjera për ta thelluar rezultatin, gjithsesi shifrat mbetën ato të fiksuara në minutën e 66-të. Një sukses që e katapulton “Zonjën e Vjetër” në vendin e tretë, duke parakaluar tri skuadra: Romën, Atalantën dhe Lazion.
E.Ç (Dosja.al)