SPANJE – Ashtu, si pritej, Joan Laporta është presidenti i ri i klubit katalan të Barcelonës. “Ishi” 58-vjeçar ka fituar garën me Viktor Font dhe Toni Freixa, edhe në sajë të reputacionit, kur ka drejtuar “blaugranët” në periudhën 2003-2010, gjatë së cilët Barcelona ka shkëlqyer duke fituar edhe 12 trofe, me të cilat krenohet.
Mbrëmë vonë, Barcelona publikoi rezultatin final të zgjedhjeve, ku Joan Laporta u zgjodh presidenti i 42-të i klubit katalan. Ai mori 54.28% të votave (30184), ndërkohë që Viktor Font mori 29.99% (16679) dhe i treti i rendit Toni Freixa me 8.58% (4769) vota.
“Dua të uroj Laportën për fitoren, ishte e padiskutueshme. Tani duhet të mbështesim të gjithë presidentin e ri,”- deklaroi kandidati Freixa pak minuta pas zgjedhjeve.
“Fitore madhështore, e komplimentova Laportën. Gjithçka ishte fair-play. Uroj që të zgjedhë Ksavin si trajnerin e ri të skuadrës, do doja t’i besonte Ksavit stolin e ekipit“,-deklaroi edhe kandidati tjetër Font.
B.T (Dosja.al)