ITALI– Përfundon në barazim ndeshja mes Beneventos dhe Lazios, përballje kjo për javën e 12-të të Serisë A. Një përballje interesante ku kishte edhe një derbi mes vëllezërve Inzaghi. Gjithçka nisi me një përqafim të ngrohtë mes dy vëllezërve Inzaghi dhe po ashtu edhe përfundoi. Sfida nisi mirë për lacialët të cilët kaluan në avantazh në minutën e 25-të me anë të Immobiles.
Ndërsa barazimi erdhi vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë me Schiattarella. Në pjesën e dytë dy skuadrat u përpoqën të gjenin golin e fitores, por ritmi u ngadalsua dhe mundësitë ishin të pakta. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Schiattarella u përjashtua për një faull të keq ndaj Correa.
Ky barazim ishte mjaft i vlefshëm për Beneventon e Filippo Inzaghit, që ngjitet kështu në vendin e 13 me 12 pikë të grumbulluara në po kaq javë, ndërsa Lazio mbetet në kuotën e 18 pikëve dhe sheh t’i largohen kundërshtarët e zonës Champions.
E.Ç (Dosja.al)