ANGLI– Chelsea humbet mundësinë të ngjitet përkohësisht në vendin e parë në Premier League. Në takimin kundër Wolves blutë humbasin me shifrat 2-1. Gjithçka nisi mirë për londinezët të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Giroud në minutën e 49-të, megjithatë vendasit arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 66’, me golin e shënuar nga portugezi Daniel Podence.
Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte portugezi tjetër, 20-vjeçari i talentuar Pedro Neto që shënoi edhe golin e dytë për Wolves, në minutën e pestë shtesë dhe vulosi suksesin për vendasit.Kjo humbje lë Chelsean në vendin e pestë me 22 pikë, por të paktën 3 skuadra mund ta parakalojnë nëse fitojnë ndeshjet përkatëse, ndërsa Wolves ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 9.
E.Ç (Dosja.al)