ITALI-Federico Chiesa, ish-futbollisti i Fiorentina-s u largua nga Klinika Fanfani disa çaste më parë, ku iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme mjekësore për të kaluar te Juventus. Lojtari tani do të kthehet në Qendrën Teknike Coverciano për të nënshkruar kontratën e re me bardhezinjtë.
Megjithatë për tifozët e Fiorentinës, një kalim te Juventus do të thotë “tradhëti”, siç ishte rasti Bernardeschi kur para disa vitesh mesfushori la Firenzen. Gjatë kohës që lojtari po kryente testet mjekësore në prani të stafit mjekësor të Juventusit, disa tifozë të Fiorentinës e kanë ofenduar ish-kapitenin e tyre. “Turp të të vijë, budalla!”, u dëgjuan disa përkrahës të Fiorentinës që shanin lojtarin.
E.Ç (Dosja.al)