SPANJË- Barcelona shkatërron Real Sociedad. Katalanasit fitojnë me shifrat 1-6 për javën e 28-të të La Ligas. Griezmann dhe Dest shënuan në minutat 37’ dhe 43’, duke mbyllur pjesën e parë më avantazhin 0-2. Pjesa e dytë do të kishte vend edhe për më shumë spektakël me Dest që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barçën në minutën e 53’.
https://www.youtube.com/watch?v=K0sAERp7vMY
Messi u fut në skenë 3 minuta më vonë, ndërsa Dembele çoi ndeshjen në 0-5 në minutën e 71’. Sociedad shënoi golin e nderit 6 minuta më vonë me anë të Muguruzas, ndërsa Messi mbylli gjithçka në 1-6 në fund. Kështu, Barça merr fitoren e pestë radhazi në La Liga dhe rimerr vendin e dytë, me 4 pikë më pak se Atletico Madrid që është në krye.
E.Ç (Dosja.al)