SPANJË– Barcelona vuan ndaj Huescas, por e rëndësishme është se katalanasit fitojnë edhe pse me shifrat 1-0. Goli i takimit u shënua në minutën e 27-të nga De Jong, Messi dha një top perfekt për mesfushorin holandez me këtë të fundit që e pati të lehtë të shënonte.
Numri 10 i Barcelonës nuk mundi të shënonte edhe pse u ndal nga traversa. Kjo ishte fitorja e 8 në 16 ndeshje për Barcelonën, që u ngjit në vendin e 5-të me 28 pikë, plot 10 pikë larg Atleticos së Madridit që kryeson renditjen.
E.Ç (Dosja.al)