TORINO– Barcelona ia del të fitojë në Torino kundër Juventusit me shifrat 0-2. Në “Allianz Stadium”, katalanasit dominuan totalisht dhe arritën të marrin tre pikë më lehtë sesa pritej. Sfida nisi më mirë për katalanët, që pas disa tentativave radhazi, gjetën golin e avantazhit në minutë ne 14’, me anë të Ousmanne Dembele, që gjuajti nga jashtë zone, ndërsa topi i devijuar nga këmbët e Federico Chiesës, përfundoi në trekëndëshin e portës së Szczesny-t.
Bardhezinjtë provuan të reagojnë dhe arritën të shënojnë tre herë me anë të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata, dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën, por në të te rastet golat u anuluan nga VAR për pozicione jashtë loje.
Vlen të theksohet se Juventusi luajti 5 minutat e fundit me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të marrë nga turku Demiral, ndërsa lojtarë si Chiesa, Dybala e Kulusevski treguan se nuk janë ende në gjendje të udhëheqin skuadrën në nivele të tilla.
E.Ç (Dosja.al)