GJERMANI- Thyhet më në fund Bayerni i Mynihut! Hoffenheim i shkakton humbjen e parë në Bundesligë pas kaq muajsh duke fituar me shifrat 4-1.Disfata e fundit për bavarezët datonte më 7 dhjetor të vitit 2019 kundër Borussia Monchengladbach. Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në PreZero Arena” (në Sinsheim), ku ishin të pranishëm mbi 6 000 tifozë, vendësit dominuan që në minutat e para, duke kaluar në epërsi të dyfishtë me golat e Bicakcic në minutën e 16-të dhe Dabbur në të 24-tën, ndërsa Kimmich shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë reagimi i Bayernit ishte i dobët, madje Hoffenheimi realizoi edhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Kramaric, në minutat 77’ dhe 90+2’, i fundit me 11-metërsh.Një performancë zhgënjyese kjo e të besuarve të trajnerit Hansi Flick, e kushtëzuar ndoshta edhe nga konsumimi fizik i pak ditëve më parë (24 shtator) në Superkupën e Europës përballë Sevillas (2-1), ku kampionëve të Bundesligës iu desh të qëndronin 120 minuta në fushë.Me këtë fitore të madhe, Hoffenheimi ngjitet në krye të kampionatit me pikë të plota (6), ku bashkëkryeson me Augsburgun.
E.Ç (Dosja.al)