EUROPË– Pas 23 vitesh, Skocia rikthehet për të luajtur në evenimentin më të madh sa i përket përfaqësueseve.Në finalet e Playoffit Euro 2021, ekipi Kombëtar drejtuar nga trajneri Clarke fitoi me penallti në Beograd kundër Serbisë, pas barazimit 1-1 në 120 minutat e para: Gabimi i Aleksandar Mitrovic në penalltinë e fundit ishte vendimtar. Christie kaloi miqtë në avantazh në minutën e 52-të,ndërsa Jovic barazoi shifrat në minutën e 90-të. Heroi i lotarisë së penalltive ishte portieri Marshall me pritjen e penalltisë së fundit. Skocezët do të jenë në Grupin D me Anglinë,Kroacinë dhe Republikën Çeke.
Përmbysje epike e Hungarisë që u bë skuadra e dytë që siguroi kualifikimin në finalet e Euro 2021 duke mundr Islandën me shifrat 2-1. Një sukses emocionues dhe dramatik që erdhi vetëm në fund. Goli i shpejtë i islandezëve me Gylfi Siggurdson pas gafës së Gulacsi u bë pavlerë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes kur Nego barazoi shifrat në të 88-ën ndërsa talenti Szoboszlai në të 92-ën me një goditje të bukur nga jashtë zone shënoi edhe golin e fitores dhe të kualifikimit për Hungarinë që në qershor do të përballet me tre emra të mëdhenj të futbollit europian pasi bën pjesë në grupin e ferrit sëbashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën.
E.Ç (Dosja.al)