HOLANDË-Zgjati vetëm 30 minuta ndeshja e parë e Arjen Robben me Groningen, me holandezin fluturues që nuk u rikthye në mënyrën më të mirë në fushën e blertë pas 1 viti tërheqje. Në sfidën e javës së parë të Eredivisies Robben la fushën i dëmtuar në minutën e 30-të. Dëmtimet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë problemi më i madh në karrierën e 36-vjeçarit.
Sfida me Groningen dhe PSV u mbyll me fitoren 1-3 të skuadrës nga Eindhoveni që e nisi në mënyrën më të mirë kampionatin. Gapko hapi serinë e golave në minutën e 34-t ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Groningen barazoi rezultatin me sllovakun Suslov.
Por Malen kaloi sërish në epërsi PSV-në ndërsa më pas humbi edhe një 11-metërsh ndërkohë që vulosi fitoren e skuadrës së trajnerit Roger Schmitd Gakpo pak minuta para fundit të kohës së rregullt.
E.Ç (Dosja.al)