• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Vaksinat që hynë fshehurazi nga Serbia, Prokuroria në Mitrovicë nis me urgjencë hetimet 

Ziku by Ziku
28 Dhjetor, 2020
in KOSOVA
0 0
0
Vaksinat që hynë fshehurazi nga Serbia, Prokuroria në Mitrovicë nis me urgjencë hetimet 
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur grumbullimin e informatave rreth hyrjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19 në komunat veriore të Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë prokurori kryesor në Mitrovicë, Shyqri Syla.

Ai ka thënë se, fillimisht, janë duke u zhvilluar hetimet dhe mbledhja e informacioneve, për të konstatuar nëse produktet farmaceutike kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, përmes rrugëve joligjore ose jo.

“Po hetohet fillimisht hyrja e tyre, sepse nuk mund të themi asgjë pa e ditur se si kanë hyrë, si dhe kush janë personat që i kanë sjellë ato”, ka thënë Syla. Ai ka shtuar se mundësitë për hyrjen e vaksinave nga Serbia në Kosovë, përmes rrugëve joligjore, janë të shumta.

“Nëse ne kemi prova se vërtet ato janë kontrabanduar – sepse duhet të ketë një autorizim për përdorimin e këtyre vaksinave – dhe nëse ato janë të kundërligjshme, do të nisin procedurat penale kundër atyre personave që i kanë bërë këto punë. Hetimet penale do të nisin pas grumbullimit të hetimeve dhe, varësisht prej të gjeturave, do të fillojnë hetimet penale kundër personave që i kanë kontrabanduar“, ka thënë prokurori Syla.

Më 25 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila ka arritur në Serbi para disa ditësh.

Më 26 dhjetor, përmes një deklarate për media, Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë në lidhje me këtë çështje, as përmes Zyrave Ndërlidhëse, as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Nëse këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna”, është thënë në deklaratën e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë më 27 dhjetor se “hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”, të cilat janë arritur në kuadër të dialogut teknik, në vitin 2015.

“Serbia dhe zyrtarë të lartë të saj, me veprimet e muajve të fundit, si dhe me shkeljet e vazhdueshme, kanë rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës dhe, rrjedhimisht, kanë nëpërkëmbur gjithë procesin dhe të arriturat e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si në Uashington, ashtu edhe në Bruksel”, ka thënë Haradinaj Stublla në një postim në Facebook.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb. Vaksina Pfizer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor. Radio Evropa e Lirë ka mësuar se vaksinat nuk kanë hyrë në Kosovë përmes Entit të Shëndetit Publik, i cili funksionon brenda sistemit serb në veri.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë në fundjavë se Kosova, më 7 dhjetor, ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX, për sigurimin e vaksinës kundër sëmundjes COVID-19. COVAX është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit edhe në vende më të varfra./REL

Faxweb.AL
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 81 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

28 Korrik, 2020
Dhëmbë e hundë të thyer, del fotoja e gazetarit shqiptar që u rrah nga persona të maskuar

Dhëmbë e hundë të thyer, del fotoja e gazetarit shqiptar që u rrah nga persona të maskuar

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Dhëmbë e hundë të thyer, del fotoja e gazetarit shqiptar që u rrah nga persona të maskuar

Dhëmbë e hundë të thyer, del fotoja e gazetarit shqiptar që u rrah nga persona të maskuar

25 Shkurt, 2021
Arrestimet në radhët e zyrtarëve të lartë në Kosovë, Policia zbulon çfarë u gjet në banesat e tyre

Arrestimet në radhët e zyrtarëve të lartë në Kosovë, Policia zbulon çfarë u gjet në banesat e tyre

25 Shkurt, 2021
Featured image of article: Mijëra tifozë në rrugët e Bergamos kanë pritur Atalantën, pavarësisht nga apeli për të shmangur grumbullimet

Mijëra tifozë në rrugët e Bergamos kanë pritur Atalantën, pavarësisht nga apeli për të shmangur grumbullimet

25 Shkurt, 2021
Featured image of article: VIDEO/ Manchester City me një këmbë drejt fazës tjetër, Borussia Monchengladbach “kafshatë” e lehtë për anglezët

VIDEO/ Manchester City me një këmbë drejt fazës tjetër, Borussia Monchengladbach “kafshatë” e lehtë për anglezët

25 Shkurt, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In