• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Trump tha se ndaloi vrasjet mes shteteve, reagon LV: Si mund ta rrezikojë Kosova e çarmatosur? Serbia që blen armë nga Rusia ka synime

Ziku by Ziku
21 Shtator, 2020
in KOSOVA
0 0
0
Trump tha se ndaloi vrasjet mes shteteve, reagon LV: Si mund ta rrezikojë Kosova e çarmatosur? Serbia që blen armë nga Rusia ka synime
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për deklaratën e Presidentit Trump në një tubim elektoral ku e cilësonte marrëveshjen Kosovë-Serbi si një prej arritjet e tij dhe thoshte se “ndaloi vrasjet masive mes dy shteteve”. Në një reagim publik, Lëvizja Vetëvendosje thotë se kjo deklaratë vjen kur Serbia ku ushtri të armatosur dhe blen armë prej Rusisë e Kinës, ndërsa Kosova ka një armatim të rëndë e as buxhet të mjaftueshëm.

“Si mund ta rrezikojë Kosova e varfër dhe e çarmatosur Serbinë? Është Serbia ajo që ka pretendime në Kosovë, dhe armatimi i saj ofensiv nuk ka për synim vendet e largëta të botës, por pikërisht vendet fqinje e në radhë të parë Kosovën”, shkruhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i plotë: Dje dëgjuam presidentin e ShBA-ve të flasë në një tubim elektoral për “ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë”, që paskan bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës, “për shekuj me radhë”.

Besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm, i cili injoron rolin kryesor të Milosheviqit dhe regjimit të tij në shkaktimin e luftës. Po ashtu, ky besim anashkalon faktin se lufta nuk u urdhërua e nuk u organizua “prej qytetarëve”, por prej ushtrive e policive, me hierarki e përgjegjësi të qartë komanduese.

Këtë temë e shtjellon historiani Noel Malcolm, “Kosova – Një histori e shkurtër”, i cili tash e dy dekada është bërë lektyrë për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë, dhe mendojmë se duhet të lexohet edhe prej diplomatëve e këshilltarëve të presidentit që merren me çështjen e Kosovës e atë të Serbisë.

Nëse lufta në Kosovë do të kishte qenë e karakterit etnik, pra dallimi etnik na paska shkaktuar konfliktin, atëherë kurrë nuk do të intervenonte NATO dhe Milosheviqi nuk do të mund të konsiderohej përgjegjës prej vetë ShBA-ve, NATO-s, OKB-së, e vendeve kryesore demokratike të botës. E vërteta është që prapa krimeve e masakrave qëndronte një aparat shtetëror gjenocidal (i cili më herët kishte sulmuar në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë), kurse në anën tjetër populli shqiptar i pambrojtur në Kosovë, që u vetëmbrojt. NATO nuk mund të qëndronte duarkryq teksa Srebrenica po përsëritej në Kosovë.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Serbia ka ushtrinë më të armatosur dhe buxhetin më të madh ushtarak në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe blen armë prej Perëndimit, por ç’është më e keqja, vazhdimisht blen prej Rusisë, e së fundi u bë vendi i parë evropian që blen sisteme armatimi prej Kinës. Ndërsa Kosova, e cila ka partner të vetëm gjeopolitik perëndimin, ShBA e NATO, ka një ushtri minimale, nuk ka as armatim të rëndë e as buxhet të mjaftueshëm.

Si mund ta rrezikojë Kosova e varfër dhe e çarmatosur Serbinë? Është Serbia ajo që ka pretendime në Kosovë, dhe armatimi i saj ofensiv nuk ka për synim vendet e largëta të botës, por pikërisht vendet fqinje e në radhë të parë Kosovën.

Me këtë qasje rehabilituese të kriminelëve të luftës, nuk po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë, por po zgjatet konflikti i ngrirë. Paqja vendoset kur dënohen e çarmatosen fajtorët e kur ShBA mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e Kosovës, siç ka bërë gjithnjë. Paqja vendoset kur Serbia e njeh Kosovën e pavarur dhe ballafaqohet me të kaluarën e saj. Jo kur rehabilitohen ish bashkëpunëtorët e Milosheviqit që bënë agresion e kryen gjenocid.

Faxweb.AL
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 81 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

7 Dhjetor, 2020
Featured image of article: VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, bardhezinjtë tani presin Porton të motivuar

VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, bardhezinjtë tani presin Porton të motivuar

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Featured image of article: VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, bardhezinjtë tani presin Porton të motivuar

VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, bardhezinjtë tani presin Porton të motivuar

6 Mars, 2021
Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur, ish deputet i PDK-së

Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur, ish deputet i PDK-së

6 Mars, 2021
“6 mijë euro për 600 vota”, dëshmitari rrëfen se si shkoi pazari në QNR për ta bërë Meliza Haradinajn deputete

“6 mijë euro për 600 vota”, dëshmitari rrëfen se si shkoi pazari në QNR për ta bërë Meliza Haradinajn deputete

7 Mars, 2021
Featured image of article: Milani, Pioli para Veronës: “Tani është koha të shtrëngojmë dhëmbët”

Milani, Pioli para Veronës: “Tani është koha të shtrëngojmë dhëmbët”

6 Mars, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In