• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home SPORT

Trajneri Gega: “Unë nuk kam ndryshuar, kam ndryshuar vetëm uniformën”

Ziku by Ziku
3 Nëntor, 2020
in SPORT
0 0
0
Trajneri Gega: “Unë nuk kam ndryshuar, kam ndryshuar vetëm uniformën”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANE – Trajneri i Kukësit, Skënder Gega në konferencën e parë për shtyp është shprehur optimist për gjendjen e skuadrës së tij. Gega ka theksuar se kjo periudhë 2-mujore pa ndeshje zyrtare i ka bërë mirë Kukësit që ka bërë shumë ndryshime në merkaton e kësaj vere, ndërkohë që ai ka vlerësuar grupin e futbollistëve që ka në dispozicion. Trajneri Gega ka folur edhe për të shkuarën e tij te Partizani, ndërsa është pozicionuar edhe për problemet me stadiumet.

Starti? “Tirana është ekipi kampion dhe një ekip historie, ata kanë vlerat e tyra. Për ne është e rëndësishme të njohim njëri-tjetrin dhe veten tonë, kështu që shkojmë me ndjesi të mirë dhe objektiva të qarta. Ndryshime të mëdha janë bërë pas Kupave të Evropës, na ka shërbyer kjo periudhë pushimi. Ka disa lojtarë që nuk kanë luajtur dhe periudha e pushimit na ka shërbyer. Nga ana psikologjike dhe fizike jemi gati për sfidën e nesërme”.

Skuadra? “Grupi që ishte një grup me kualitet dhe i vlerësuar. Do kisha dëshirë të ishin këtu të gjithë, por janë zgjidhjet e tyre. Grupi që ka ardhur na bën optimistë, është grup i mirë me kualitet. Kanë eksperiencë dhe jemi munduar të bëjmë një miks midis atyre me një të kaluar shumë të mirë dhe lojtarëve me moshë të re. Është grup i mirë, edhe nga ana njerëzore. Do na ndihmojnë të punojmë të qetë. Unë nuk kam ndryshuar, kam ndryshuar vetëm uniformën. Dua të marr më të mirën nga çdo futbollist”.

Partizani? “Është diçka e kaluar, kam qenë me fat dhe ishte privilegj që isha pjesë e të kuqve. Partizani është identiteti im, aty jam rritur dha kam zhvilluar karrierën time. Do të bëj po aq shumë edhe për Kukësin. Jam profesionist, nuk mund të bëhem kuksian menjëherë, por për aq kohë sa jam këtu do të bëj maksimumin. Dua të justifikoj besimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë. Ky është profesionalizmi, por le t’ia lëmë kohës. Gjithë ambienti shqiptar është i ngarkuar me presion. E kemi në gen, jemi emocionalë. Ka lloj lloj presionesh, por është presion i zanatit tonë. Duhet të jesh i gatshëm ta përballosh dhe të krijosh balancat. Objektivat janë të qarta, unë jam i qartë për veten time dhe me ekipin. Kur është qëllimi i mirë dhe ka bashkëpunim, presioni është i kuptueshëm”.

Stadiumi? “Kukësi nuk ka dalë me humbje, personalisht nuk e shoh risk, është normale, do të jemi të barabartë në çdo stadium ku të luajmë. Në ndeshjet e shtëpisë duhet të marrim tre pikët, në ndeshjet jashtë duhet të japim e marrim maksimumin. Mendoj se të dy grupet kanë vlera dhe specifikat e ndryshme. Këta që kanë ardhur janë në të njëjtin nivel me ekipin që ishte vjet, edhe pse nuk janë shfaqur akoma. Kemi besimin e plotë që kemi marrë njerëzit e duhur. Shpresoj që ky grup të mbajë po ato nivele, por edhe objektivat, që vjet nuk u arritën për arsye të ndryshme. Shpresoj që të bëjmë hapin e duhur. Kemi 23 lojtarë. Një pjesë e madhe janë të rinj, por kanë potencial të madh dhe do rriten shumë shpejt. Bytyçi është një nga ata, por ka edhe të tjerë. Shpresojmë të rriten shumë shpejt dhe të na ndihmojnë, pasi kampionati është shumë i gjatë”, përfundon Gega.

B.T (Dosja.al)

Dosja.al
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 81 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

7 Dhjetor, 2020
Plas sherri në qytetin shqiptar, polici nxjerr armën dhe plagos dy persona

Plas sherri në qytetin shqiptar, polici nxjerr armën dhe plagos dy persona

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Plas sherri në qytetin shqiptar, polici nxjerr armën dhe plagos dy persona

Plas sherri në qytetin shqiptar, polici nxjerr armën dhe plagos dy persona

4 Mars, 2021
Aksident i rëndë në Kosovë, raportohet për një të vdekur dhe 9 të plagasur nga përplasja e 5 makinave

Aksident i rëndë në Kosovë, raportohet për një të vdekur dhe 9 të plagasur nga përplasja e 5 makinave

4 Mars, 2021
Studimi: Partitë nuk realizojnë premtimet ekonomike

Studimi: Partitë nuk realizojnë premtimet ekonomike

4 Mars, 2021
4 Mars, Dita Botërore e ndërgjegjësimit ndaj obezitetit. 10 fakte për të kuptuar rreziqet dhe si ta parandaloni atë

4 Mars, Dita Botërore e ndërgjegjësimit ndaj obezitetit. 10 fakte për të kuptuar rreziqet dhe si ta parandaloni atë

4 Mars, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In