LITUANI-Në përfundim të takimit mes Lituanisë dhe Shqipërisë përfunduar me shifrat 0-0 kanë folur protagonistët e ndeshjes ku kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”. Mbrojtësi Marash Kumbulla është ndalur te ndeshja e luajtur por edhe duke “thumbuar” në një farë mënyre Lazion e Thomas Strakoshës.
“Sot ishte ndeshje e vështirë se luajtëm me Lituaninë. Këto dy ndeshje kemi luajtur mirë por nuk kemi marrë 3 pikët, sepse nuk shënuam gol. Besoj se bëri mirë që më zëvendësoi sepse nuk isha shumë në formë sot. Jam shumë i luajtur që kam luajtur titullar, shpresoj të luaj edhe në takimet e tjerë. Lazio e Strakoshës apo Roma e Kumbullës? E vështirë, por besoj se Roma“, ka thënë Marash Kumbulla.
E.Ç (Dosja.al)