ITALI- Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira do të rikthehet në Serie A, por këtë herë si lojtarë i Fiorentinës. Skuadra nga Firence ka arritur akord më “Topçinjtë” për huazim më të drejtë blerje të fund të sezonit.
Sipas mediave italiane marrëveshja është arritur për 24 milion euro në total, ku 8 milion për huazimin dhe 16 milion euro për blerjen e kartonit. Raportohet se shumë shpejtë mesfushori do të zbresë në Itali për vizitat mjekësore dhe për të mbajtur në shpatulla fanellën e Fiorentinës.
Ndërsa interes për shërbimet e Torrierës shfaqën edhe “djajtë” e Italisë, Milani por nuk ja dolën dot që të arrinin marrëveshje me Arsenalin, ndonëse arritën akord me lojtarin. Ndërkohë që 24-vjeçari më parë ka luajtur në Serie A me Sampdorian, ku shkëlqeu në sezonin e 2017-2018.
(I.A/dosja.al)