TORINO-Juventus njofton se, gjatë testeve anti-Covid, Rodrigo Bentancur ka rezulutar pozitiv me Covid 19. Lojtari është i izoluar dhe nuk ka simptoma. Klubi vazhdon kontaktet me autoritetet shëndetësore për të zbatuar protokollet që lejojnë stërvitjen dhe grumbullimin e skuadrës.
Bentancur është titullar i padiskutueshëm i mesfushës së bardhezinjve, pasi është i vetmi futbollist me cilësitë e duhura për të luajtur para mbrojtjes, ndaj ndalesa e tij është një humbje mjaft e madhe për trajnerin Pirlo.
Përveç Bentancur, te Juventus vijojnë të jenë të dëmtuar emra si Cuadrado, Chiellini, Bonucci e Arthur, ndërsa Dybala po punon për të qenë gati për ndeshjen ndaj Portos mesjavën e ardhshme në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
E.Ç (Dosja.al)