TIRANË-Në Shqipëri merkato e futbollistëve është mbyllur. Pothuajse të gjithë skuadrat morën formë dhe janë gati për startin e kampionatit. Megjithatë kampionëve në fuqi, pikërisht Tiranës i ka dalë një problem shumë i madh. Elton Kale, sulmuesi anësor i cili dha një kontribut madhor në fitimin e titullit kampion është dëmtuar.
Futbollistit i është kthyer nxjerrja e shpatullës në kronike dhe për të luajtur duhet vetëm që të bëjë ndërhyrjen. Pritet që në spital të vijë një mjek nga Italia për ta ekzaminuar dhe operuar brazilianin. Sipas burimeve, koha e rikuperimit pritet të jetë e gjatë, me shumë gjasa sulmuesi do të kthehet në fushën e lojës në muajin janar.
E.Ç (Dosja.al)