• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home AKTUALITET EKONOMI

Studimi i OKB: Si do plaket popullsia e Shqipërisë, norma e varësisë ekonomike së të moshuarve pritet të arrijë 49%

Ziku by Ziku
28 Gusht, 2020
in EKONOMI
0 0
0
Studimi i OKB: Si do plaket popullsia e Shqipërisë, norma e varësisë ekonomike së të moshuarve pritet të arrijë 49%
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2050, numri i konsumatorëve që janë mbi 65 vjeç do te jetë sa gjysma (49%) e numrit të punonjësve të të gjitha moshave, në Shqipëri.

Treguesi, i cili njihet si norma e varësisë ekonomike të të moshuarve është publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në një studim për plakjen e popullsisë globale. Ky tregues, në vitin 2019 në vend ishte vetëm 28%.

Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019 në vend kishte 409 mijë persona të moshës mbi 65 vjeç, ose 14% e totalit të popullsisë. Ndërsa në 2050-n, numri i të moshuarve mbi 65 vjeç do të jetë 617 mijë, ose 25% e totalit.

Ndërsa norma e varësisë së të moshuarve, e cila mat numrin e personave mbi 65 vjeç për 100 persona që janë në moshë pune (20-64 vjeç), do të jetë 43.8.

Aktualisht në Shqipëri ka 23.2 të moshuar 65 vjeç e sipër, për çdo 100 persona në moshë pune (20-64 vjeç). Pra deri në 2050-n, ky tregues pothuajse do të dyfishohet, duke shtuar presionet për shërbime tek të moshuarit, por duke ndikuar negativisht dhe në skemën e pensioneve, pasi do të ketë më pak kontribuues për më shumë pensionistë. Një tjetër efekt lidhet me produktivitetin e punës, pasi do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të gjetur në rinj në tregun e punës.

OKB parashikon që gjithnjë e më shumë femra të moshuara do të mbeten vetëm. Në 2019-n  kishte 92.3 meshkuj për 100 femra të moshës mbi 65%. Në 2050-n, ky tregues pritet të zbresë në 88.3.

OKB thotë se studimet e fundit tregojnë se plakja e popullsisë do të rrisë presionin financiar për sistemet e mbështetjes së moshës së vjetër. Në vendet ku transfertat publike janë të larta, përfshirë shumë shtete në Evropë dhe Amerikën Latine, plakja e popullsisë do të rrisë presionin fiskal në sistemet e transfertave publike, veçanërisht nëse modelet aktuale të taksimit dhe përfitimeve mbeten të pandryshuara.

Në Shqipëri, psh, në vitin 2019, rreth 35 % të shpenzimeve totale të buxhetit shkojnë për mbulimin e skemës deificitare të pensioneve, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Financave (shënim i Monitor).

Raporti thotë se plakja e popullsisë është një fenomen global. Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje si në madhësinë ashtu edhe në përqindjen e personave të moshuar në popullatë. Në vitin 2019, kishte 703 milion persona të moshës 65 vjeç e mbi popullsinë globale. Ky numër parashikohet të dyfishohet në 1.5 miliardë në vitin 2050.

Në nivel global, pjesa e popullsisë së moshës 65 vjeç ose më shumë u rrit nga 6 për qind në 1990 në 9 për qind në 2019. Ky proporcion parashikohet të rritet më tej në 16 për qind në 2050, kur pritet që një në gjashtë njerëz në të gjithë botën të jetë i moshës 65 vjeç ose më shumë.

Në përgjithësi, numri i personave të moshës 80 vjeç ose më i vjetër gati është trefishuar midis viteve 1990 dhe 2019, duke u rritur nga 54 milion në 143 milion; parashikohet të trefishohet përsëri midis 2019 dhe 2050 për të arritur në 426 milion.

Midis 1990 dhe 2019, numri i personave të moshës 80 vjeç e më shumë u dyfishua në të gjitha rajonet, përveç Evropës dhe Amerikës Veriore dhe u trefishua në katër nga tetë rajone. Midis 2019 dhe 2050, numri i personave të moshës 80 vjeç ose më shumë parashikohet të shënojë rritjen më të madhe të përqindjes në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore dhe në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.

Ritmi i plakjes së popullsisë ka qenë më i shpejtë në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe. Përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç ose më shumë është pothuajse dyfishuar në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore, duke u rritur nga 6 për qind në 1990 në 11 për qind në 2019, dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke u rritur nga 5 për qind në 1990 në 9 për qind në 2019. Midis 2019 dhe 2050, pjesa e personave të moshuar është parashikuar të paktën të dyfishohet në katër rajone: Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Jugore, Amerikën Latine dhe Karaibet, Azia Jug-Lindore. /Monitor

Ekonomi OKBpopullsiaShqipëriastudimi

Abc News
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 79 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

28 Korrik, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
4 shenjat pàralajmëruese të kàncerit të tiroides që femrat s’duhet t’i injorojnë kurrën e kurrës

4 shenjat pàralajmëruese të kàncerit të tiroides që femrat s’duhet t’i injorojnë kurrën e kurrës

29 Korrik, 2020
Zhduket në mënyrë të mistershme 15-vjeçarja shqiptare, prindërit kërkokjnë ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion

Zhduket në mënyrë të mistershme 15-vjeçarja shqiptare, prindërit kërkokjnë ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Zhduket në mënyrë të mistershme 15-vjeçarja shqiptare, prindërit kërkokjnë ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion

Zhduket në mënyrë të mistershme 15-vjeçarja shqiptare, prindërit kërkokjnë ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion

18 Janar, 2021
Featured image of article: Futbollisti i Milanit me COVID-19, tifozët tërbohen me partneren e lojtarit: E infektove ti!

Futbollisti i Milanit me COVID-19, tifozët tërbohen me partneren e lojtarit: E infektove ti!

18 Janar, 2021
Proces gjyqësor dhe për Haradinaj? Reagon ish-kryeministri kosovar: Fabrikime, vazhdoj punën ne mbrojtje të vlerave dhe  të shtetit

Ramush Haradinaj paralajmëron ‘bashkimin me Shqipërinë’: Do të shkojmë në referendum, u dhamë fjalën fuqive por…

18 Janar, 2021
“Kur i ka çel sytë, motra ka pyet ku është mami dhe babi”, djali i viktimës rrëfen për aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit

“Kur i ka çel sytë, motra ka pyet ku është mami dhe babi”, djali i viktimës rrëfen për aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit

18 Janar, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In