KORÇË– Klubi i Skëndërbeut u dënua nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me një gjobë të majme prej 1 milionë euro me pretendimin e trukimit të ndeshjeve. Pas konfirmimit të këtij vendimi përfundimtar nga të gjitha shkallët e mundshme të drejtësisë sportive, prej kohësh në Korçë flitet për të ardhmen e klubit.
Mendohet se klubi do të ndryshojë emër dhe logo, duke nisur një kapitull të ri, duke futur në lojë edhe skuadrën e Maliqit. Prej disa kohësh, përflitet se Maliqi do të quhet Akademia e Futbollit Skëndërbeu e duke shpëtuar kështu nga dënimi i dhënë.
Një indicie me shumë vjen nga veprimi i fundit të klubit të Maliqit, i cili i ka ndryshuar logon dhe ngjyrat e klubit duke u bërë bardhekuq, njëjtë si Skëndërbeu.
Kjo mbetet akoma në kuadrin e ideve, ndërsa Skëndërbeu ka bërë ndryshime duke ulur buxhetin dhe pritshmëritë për sezonin e ri.
Xh.Z (Dosja.al)