• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home AKTUALITET EKONOMI

Shqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës

Ziku by Ziku
25 Nëntor, 2020
in EKONOMI
0 0
0
Shqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-19, shpenzimet u reduktuan ndjeshëm.Një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë (ku pjesa më e madhe e dyqaneve ishin mbyllur), ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë, sipas INSTAT dhe nuk kishin të ardhura për të shpenzuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës u reduktua me 7.57%, se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose në vlerë absolute janë rreth 210 milionë euro të shpenzuara pak për kafe e restorante, veshje, udhëtime argëtime, apo dhe produkte e shërbime të tjera, që ose nuk ishin të domosdoshme, ose për shkak të mbylljes ishin të pamundura që të kryheshin.

Në total, në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës ishte rreth 2.6 miliardë euro, nga 2.81 miliardë euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është tkurrja më e lartë në të paktën pesë vjet. Që nga viti 2015, konsumi kishte ardhur në rritje të vazhdueshme, sipas statistikave të INSTAT.

Të dhënat e tjera të INSTAT për tregtinë me pakicë treguan se sektorët që panë rënin më të lartë të konsumit ishin veshjet dhe këpucë, indeksi i vlerës të së cilës psh gjatë muajit prill ra me 88%; Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojërat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara, që u tkurrën në prill me gati 70%. Ndërsa nuk lëviznin, u ulën dhe shpenzimet për karburante (-48% në prill), artikujt e tjerë jo ushqimorë (-31%). Të vetmet që ishin me rritje, ose me rënie minimale ishin shpenzimet për ushqimet bazë, si dhe ato për pajisjet kompjuterike për shkak të kalimit të punës në online për shumë sipërmarrje.

Në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia shqiptare u tkurr me 10.2%, si rrjedhojë e karantinës, duke shënuar tkurrjen më të lartë që nga 1997-a. Sektori më i goditur ishte “Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor”, që ra me -28% me bazë vjetore. Në total, humbjet e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, kur për gati dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, llogariten në rreth 59 miliardë lekë, ose gati 500 milionë euro.

Sektori që është goditur më shumë është “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka humbur rreth 150 milionë euro, për shkak të mungesës së udhëtimeve, anulimit të prenotimeve të turistëve, mosfrekuentimeve të bareve e restoranteve dhe përqendrimit të konsumatorëve vetëm te blerja e produkteve të domosdoshme. Një pjesë e madhe e kësaj humbjeje është e parikuperueshme, pasi p.sh., turistët që nuk erdhën në 2020 nuk do të vijnë 2 herë në 2021, apo njësoj dhe ata që nuk frekuentuan baret e restorantet.

Sektori i dytë më i goditur është industria, me humbje gati 100 milionë euro, nga të cilat industria përpunuese rreth 40 milionë euro./Monitor

AktualitetEkonomi karantine

Abc News
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 79 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

28 Korrik, 2020
4 shenjat pàralajmëruese të kàncerit të tiroides që femrat s’duhet t’i injorojnë kurrën e kurrës

4 shenjat pàralajmëruese të kàncerit të tiroides që femrat s’duhet t’i injorojnë kurrën e kurrës

29 Korrik, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Featured image of article: VIDEO/ Mes mungesave dhe pandemisë, Real Madrid nuk pyet për Alaves-in, madrilenët bëjnë…

VIDEO/ Mes mungesave dhe pandemisë, Real Madrid nuk pyet për Alaves-in, madrilenët bëjnë…

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Featured image of article: VIDEO/ Mes mungesave dhe pandemisë, Real Madrid nuk pyet për Alaves-in, madrilenët bëjnë…

VIDEO/ Mes mungesave dhe pandemisë, Real Madrid nuk pyet për Alaves-in, madrilenët bëjnë…

24 Janar, 2021
Zgjedhjet brenda 40 ditësh/ Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e “dënon” edhe Albin Kurtin, ai nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet

Moscertifikimi i listës me në krye Kurtin, LVV dorëzon kërkesën për rrëzimin e vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa

23 Janar, 2021
Featured image of article: Sevilja nxiton: Papu Gomez gati drejt Spanjës. Marrëveshja, në proces me Atalantan

Sevilja nxiton: Papu Gomez gati drejt Spanjës. Marrëveshja, në proces me Atalantan

23 Janar, 2021
Shkencëtarët ende në dilemë, cilat janë efektet e njohura që viruset shkaktojnë në tru

Shkencëtarët ende në dilemë, cilat janë efektet e njohura që viruset shkaktojnë në tru

23 Janar, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In