ITALI – Këshilli i Ministrave i Italisë miratoi me urgjencë një dekret ligjor për autonominë e CONI-t, si kërkesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili kishte në rend të ditës diskutimin për përjashtimin e Italisë, nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.
Pas një negocimi të gjatë dhe shumë të lodhshëm, dekreti u miratua falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të presidentit Xhuzepe Konte. Në detaje, sipas asaj që mësohet, marrëveshja u arrit në bazë të dispozitave të dekretit 1, i cili më pas u anashkalua, për papajtueshmërinë.
Presidenti i CONI-t, Xhovani Malago, ka informuar në telefon numrin 1 të sportit botëror, Thomas Bach, për miratimin e dekretit nga Këshilli i Ministrave të Italisë. Malago, i tha presidentit të CIO-s: “Ligji është në rregull, autonomia është shpëtuar”. “Unë jam shumë i lumtur”,– i është përgjigjur Bach.
Pas miratimit të dekretit, Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, gjithashtu ndërhyri për këtë çështje. “Këshilli i Ministrave ka miratuar dekretin që sanksionon autonominë e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, – shpjegoi ai.
Tani fjala e fundit i takon Parlamentit. Për historinë e gjatë dhe të lavdishme sportive të vendit tonë nuk kishte gjasa që Italia të sanksionohej kaq ashpër nesër, por vendimi i sotëm, heq të gjitha dyshimet dhe zgjidh problemin e pavarësisë së CONI-t, të hapur nga reforma e vitit 2019,”- shtoi ministri Spadafora.
B.T (Dosja.al)