• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home LIFESTYLE SHENDETI

Shëndetësia, 67 mln euro shpenzime për përballimin e pandemisë, 37 mln euro për koncesione

Ziku by Ziku
22 Tetor, 2020
in SHENDETI
0 0
0
Shëndetësia, 67 mln euro shpenzime për përballimin e pandemisë, 37 mln euro për koncesione
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pagesat direkte nga buxheti në mbështetje të sektorit të shëndetësisë për të përballuar pandeminë Covid- 19 përllogaritën në 8,4 miliardë lekë ose 67 milionë euro sipas projektbuxhetit 2021 që u publikua nga Ministria e Financave.

Nga kjo shumë 2,4 miliardë lekë janë shpenzuar në vitin 2020 si një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar emergjencën mjekësore, ndërsa 6 miliardë lekë të tjera do të duhet të vihen në dispozicion vitin që vjen për të mbuluar një sërë nevojash për përballimin e pandemisë.

Sipas të dhënave nga projektbuxheti kosto e pandemisë është sa 20 për qind e fondit total për sektorin e shëndetësisë prej 41.2 miliardë lekësh të programuar për 2021.

Pagesat për koncesionet në shëndetësi

Vitin që vjen rritet më tej barra e buxhetit të shëndetësisë për të përballuar pagesat e koncesioneve për shkak se hyn në fuqi pagesa e plotë për PPP e shërbimit laboratorik në spitale.

Më 2021 pagesat totale për koncesionet e shëndetësisë janë 4.7 miliardë lekë ose 37 milionë euro. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do marrë 1.28 miliardë leke pagesa për 2021. Ky koncesion filloi zbatimin në mesin e këtij viti. Check up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 mln lekë dhe 779 mln lekë.

Nga viti 2015 deri në vitin 2021 (e pritshme) koncesionet e shëndetësisë kanë marrë morën 16.1 miliardë lekë financime ose 131 milionë euro.

Kjo shumë është sa dyfishi i nevojave për financimin e pandemisë.

Si do të shpenzohen fondet e Covid-19

Ministria e shëndetësisë përllogarit se 6 miliardë lekët për vitin 2021 nevojiten për të përballuar nevojat pandemike si më poshtë:

-Marrjen e masave efektive dhe ruajtjen e vazhdimësisë së shërbimeve spitalore, ofrimin e shërbimeve bazuar në protokollet mjekësore COVID-19, adaptimin e shpejtë dhe përshtatjen e shërbimeve ndaj kërkesave të reja që mund të paraqiten ,si pasojë e pandemisë, përdorimin me eficiencë të burimeve njerëzore, si dhe krijimin e ambientit të sigurt spitalor për profesionistët e shëndetit.

-Ripozicionimin e shërbimeve spitalore të arritshme fizikisht për popullatën, që ka nevojë për përdorimin e tyre dhe vazhdimësinë e ofrimit të shërbimit spitalor të urgjencës në kushtet e ashpërsimit të pandemisë.

-Vlerësimin dhe përditësimin e protokolleve të hartuara për referimin dhe transportin nga urgjenca paramjekësore në strukturat spital dhe zgjerimi i skuadrave të lëvizshme dhe të dedikuara që ofrojnë shërbime në banesë dhe në bashkëpunim me mjekët e familjes;

-Hartimi i protokolleve për trajtim në banesë nga QKUM (skuadrat e terrenit) në bashkëpunim me mjekët e familjes, për pacientët që nuk kanë nevojë për hospitalizim dhe shtim të mëtejshëm të kapaciteteve të burimeve njerëzore duke rekrutuar dhe trajnuar staf shtesë;

-Shtim të kapaciteteve, përfshirë flotën e autoambulancave, kapacitetet në sistemet e informacionit, etj.

-Fuqizimin e rolit të Mjekut të Përgjithshëm dhe të Familjes, Mjekut Specialist të Qendrave Shëndetësore dhe infermierit në Kujdesin Parësor në diagnostikim dhe ndjekje të pacientëve me COVID-19 dhe pacientëve të tjerë kronikë me probleme për lëvizje/dalje nga banesat e tyre, nëpërmjet platformave digjitale si skype, ëhatsapp, etj., ose nëpërmjet vizitave në banesë kur mjeku e gjykon të arsyeshme, e veçanërisht për personat me risk të lartë.

-Ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shtëpitë e të Moshuarve (azile) në përputhje me nevojat e tyre përmes bashkëpunimit me mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes dhe në rastet kur është e nevojshme edhe me mjekët specialistë të poliklinikave (QSHS) dhe infermierëve.

-Fuqizimin e shërbimit infermieristik territorial për të fuqizuar asistencën (kujdesin) në banesë për të sëmurët kronikë, pacientët me paaftësi fizike (tetraplegjikë, paraplegjikë, të verbërit, invalidët e përhershëm), pacientët me probleme të shëndetit mendor dhe ata që për arsye të pamundësisë së lëvizjes janë të izoluar në shtëpi.

-Ofrimin e konsultave on-line për pacientët kronikë në gjendje të stabilizuar me qëllim kufizimin e grumbullimit të tyre ambientet e strukturave shëndetësore.

-Rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe ofrimin e panelit të analizave të nevojshme si dhe testimin për RT – PCR SARS COV 2 edhe në sistemin spitalor rajonal

-Në kuadër të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatave të krijuara nga COVID-19 dhe uljen e përhapjes së infeksionit do të garantohet furnizimi i pandërprerë i stafit mjekësor me të gjitha mjetet mbrojtëse personale të nevojshme, duke përfshirë: Maske Respiratore; Syze mbrojtëse; Doreza; Përparëse me një përdorim dhe të padepërtueshme; Kapuçët kirurgjikalë të kokës; Veshjet mbrojtëse Tyvek, etj.

-Me qëllim parandalimin e shpërhapjes së infeksionit në institucionet spitalore do t’i kushtohet gjithashtu rëndësi e veçantë: Manaxhimit të mbetjeve infektive; Zbatimit të rreptë të protokolleve mbrojtëse nga stafi mjekësor; Kontrollit të infeksionit mjedisor nëpërmjet dizinfektimit të saktë dhe të shpeshtë të ambjenteve të kujdesit shëndetësor./monitor

Faxweb.AL
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 81 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

7 Dhjetor, 2020
Featured image of article: SERIE A/ Zona Champions League është kthyer në “minë me sahat”, Atalanta e Roma fitojnë dhe tani shkojnë…

SERIE A/ Zona Champions League është kthyer në “minë me sahat”, Atalanta e Roma fitojnë dhe tani shkojnë…

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Featured image of article: SERIE A/ Zona Champions League është kthyer në “minë me sahat”, Atalanta e Roma fitojnë dhe tani shkojnë…

SERIE A/ Zona Champions League është kthyer në “minë me sahat”, Atalanta e Roma fitojnë dhe tani shkojnë…

4 Mars, 2021
Kurti për zgjedhjet e 25 prillit: Boiken Abazin do ta çojmë në kuvendin e Shqipërisë për të sjellë ndryshimin

Kurti për zgjedhjet e 25 prillit: Boiken Abazin do ta çojmë në kuvendin e Shqipërisë për të sjellë ndryshimin

3 Mars, 2021
Marrëdhënia Kosovë-Serbi, habit Vuçiç: Jemi të gatshëm për dialog me një kusht …

Marrëdhënia Kosovë-Serbi, habit Vuçiç: Jemi të gatshëm për dialog me një kusht …

4 Mars, 2021
Featured image of article: “Shumë turp! Ky arbitër është kamikaz”, dha penallti për Laçin, Safet Gjici nuk duron dot dhe gjithë furinë e shfryn te…

“Shumë turp! Ky arbitër është kamikaz”, dha penallti për Laçin, Safet Gjici nuk duron dot dhe gjithë furinë e shfryn te…

3 Mars, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In