Një tèrmet me epiqendër në Maqedoninë e Veriut ka lëkundur edhe Hanin e Elezit në Kosovë.
Tërmeti prej 3.4 shkallë është ndier edhe në Kosovë, teksa nuk raportohet për të lënduar e as për dëme materiale.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga EMSC.
Tërmeti ka rënë 8 kilometra në qytetin e Shkupit.
Ditën e sotme është ndjerë edhe një tërmet në Greqi me magnitudë 5.2 të shkallës rihter. Tërmeti ra në afërsi të Athinës por edhe aty nuk u raportua për dëme.