TORINO-Nuk është kuptuar shumë në lidhje me ndeshjen shumë të nxehtë dhe unifikuese të Juve-Inter. Në fund të takimit, Juve u bëri të ditur gazetarëve të pranishëm në stadium se Conte kishte ofenduar klubin e Juventusit ndërsa vetë trajneri, në sallën e konferencave, foli për mungesë respekti për punën e tij. Versioni i Interit është i ndryshëm. Për 45 minuta tranjeri zikaltër është thërritur vazhdimisht me shprehjen “coglione” B*le nga presidenti Agnelli dhe palaço nga pjesa tjeter e drejtuesve me në krye Paraticin dhe Nedved.
Në pushim stafi bardhezi është kapur dhe me lojtarët zikaltër, për të gjithë pjesën e parë ka pasur vetëm sharje nga shoqëria bardhezi. Kur kanë qënë duke u futur në fushë Oriali, menaxheri i klubit i ka kërkuar grupit bardhezi të ulin tonin dhe sharjet. Por ka marrë si përgjigje ngritje toni me fjalë kërcënuesetë tipit: “Rri aty mos më bëj të godas”, ishin fjalët e juventinit.
Ndërkohë në përfundim të pjesës së dytë kur Conte ka qënë duke u drejtuar në tunel nga stadiumi kanë ardhur sharje të njëpasnjëshme ku edhe presidenti bardhezi nuk ka kursyer fjalë të rënda në drejtim të tij duke vënë dorën sipër gojës, ndërkohë që Conte i është kthyer : Ma thuaj ne sy çfare ke për të më thënë, ma thuaj në sy. Me insistimin e gazetarëve për të kuptuar dinamikën e ngjarjeve pas ndeshjes, Conte u kufizua në theksimin se arbitri i katërt ishte dëshmitar i gjithçkaje që ndodhi mes tij dhe Agnelli.
E.Ç (Dosja.al)