Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një deklaratë tronditëse në emisionin ‘Pressing’ duke thënë se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në vizitën e tij të parë në Tiranë.
“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës.
E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugovën dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendoste lule tek varri i Enver Hoxhës. U paraqit para shqiptarëve sikur mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha Berisha.