Kreu i qeverisë Edi Rama, teksa ka qenë duke folur në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, mbrojti sërish idenë e Shengenit Ballkanik, që sipas tij do ta nxjerrë këtë rajon nga vrima e zezë ku është futur nga BE.
Rama foli për mundësinë e ndërtimit të një hekurudhe që do të lidhë dy vendet, dhe që do të zhvillojnë më tej aspektet ekonimike.
“Pika kufitare në Morinë ka funksionuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, ku dhe në pikën kulmore të ndalimit të qarkullimit ekonomik, mes vendeve tona nuk ka ndalur në asnjë moment bashkëpunimi kufitar.
Sot hedhim një hap në drejtim të bashkëpunimit hekurudhor mes dy vendeve, që mund të kërkojë kohë, do të kemi një port të përbashkët në Durrës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe padiskutim dhe në favor të gjithë rajonit. Së shpejti ne nisim, një proces diskutimi për rjetin 5 G, që nga ana e Shqipërisë kërkohet që të jetë një rrjet i sigurt.
Kemi marrë disa nisma të përbashkëta dhe për grumbullimin e një fondi për Luginën e Preshevës, dhe më vonë do të jetë dhe për Malin e Zi.
Projekti i Shengenit ballkanik është projekti i të rinjve shqiptarë, atyre që janë ende sot në një moshë pa të drejtë vote, për të cilët është përgjegjësia jonë që të vendosiim. Është projekti i daljes nga kurthi i historisë që do të na japë të gjithëve më shumë frymëmarrje. Do na kthejë ne nga një vrimë e zezë, në një zonë atraksionesh për investime”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb.al)