ITALI-Në Biella, qyteza e e njohur për tifozët e shumtë të Juventusit dolën dhe festuan titullin e 9-të rradhazi. Tifozët që dolën në rrugë ishin më pak se zakonisht dhe madje zhurmat e makinave ishin më paqësore se vitet e kaluara. Nga kjo festë nuk ka duruar dot një 46 vjeçar i cili më vonë u mësua se ishte një tifoz i Torinos,nga dritarja e katit të pestë të një ndërtese në Torino tifozi hodhi pjata dhe gota kundër bardhezinjëve që ishin grumbulluar, sidoqoftë nuk pati asnjë të dëmtuar.
Një patrullë policie mbërriti në vendngjarje. Burri fillimisht tentoi ta mohonte, por e vërteta e episodit u mësua shpejt. Shkaku i asaj që ndodhi nuk ishte zhurma natën, në atë kohë festimet pothuaj kishin mbaruar, por sulmi mbi tifozët e Juventus.
Burri është denoncuar për hedhje të rrezikshme të gjërave. Nëse një gotë apo akoma më keq një pjatë do të godiste ndonjë, pasojat do të kishin qenë serioze.
E.Ç (Dosja.al)