ITALI – Ka kohë që drejtuesit e kuqezinjve e Milanit kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së portierit Gigio Donnarumma, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Milanin. Mirëpo akordi nuk gjendet midis palëve, pasi menaxheri Mino Raiola ka dyfishuar kërkesat për klientin e tij.
“Gardiani” 22-vjeçar kërkon ta vazhdojë karrierën e tij te Milani, ku drejtuesit e klubit janë gati të paguajë për vazhdimin e marrëveshjes deri në 8 milionë euro në sezon, ndërkohë që menaxheri Raiola nga 10 milionë, tani kërkon 12 milionë për Donnarummën.
Mirëpo nga Italia raportojnë, se mes Donnarumës dhe Raiolas ka plasur një sherr i madh. “Kalvari” i rinovimit të kontratës ka krijuar edhe krisjen midis tyre. “Do të shkatërroj karrierën”,- i është drejtuar menaxheri Donnarummës, çka duket ka sjellë fundin e raportit mes tyre. Një lajm që natyrisht gëzon Milanin dhe tifozët e shumtë të klubit italian.
B.T (Dosja.al)