ANDORRË-Shqipëria përgatitet në Barcelonë për ndeshjen e 25 marsit kundër Andorrës dhe pavarësisht se konsiderohet një ndeshje e thjeshtë askush nuk dëshiron ta nënvlerësojë kundërshtarin. Trajneri Edy Reja ka folur në konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes dhe tregon gjendjen e skuadrës.
“Nuk është se kemi pasur shumë ditë për ta përgatitur këtë ndeshje. Ekipin e kam parë mirë, ka pasur pak lodhje për shkak të ndeshjeve të shumta.Isha i shqetësuar, pasi në dy muajt e fundit ka pasur dëmtime dhe lojtarë që nuk luanin. Kemi pasur probleme me Andorrën edhe në fushën tonë, e njoh si skuadër. E kam parë në disa ndeshje, është një ekip që të vë në vështirësi, bën presing lart, lë pak hapësira dhe ka lojtarë të shpejtë në krah. Duhet kujdes dhe të mos lëmë hapësira për ta”
Trajneri italian nuk dëshiron të bëjë parashikime se ku pritet të shkojë kjo përfaqësuese në Grupin I. Kujtojmë që kuqezinjtë do të përballen me Anglinë,Poloninë dhe Hungarinë, emra të të gjithë repsektit në arenën evropiane.
“Nuk mund të bëj parashikime për objektivin në grup. Duhet ndryshim mentaliteti, më shumë siguri, kurajo dhe aspak frikë. Normalisht duhet ekuilibër dhe të jemi të fortë psikologjikisht. Me klubet edhe gabon, me kombëtaren kushtojnë shumë. Duhet mbajtur skuadra në tonus gjithë kohës, pavarësisht kundërshtarit”.
“Nedim Bajrami? Po presim FIFA-n për një përgjigje për ta aktivizuar. Ka lindur në Maqedoni dhe është rritur në Zvicër, presim lejen që mund ta dërgojnë sot ose nesër. Është një lojtar interesant, është ende i ri dhe me siguri mund të na ndihmojë shumë, pasi është një nga ata elementë që mund të rritet në vazhdim”.
E.Ç (Dosja.al)