ANGLI– Pronësia e skuadrës angleze të Derby County do të ndryshojë. Presidenti i skuadrës Mel Morris do të shesë pjesën e aksioneve te Sheikh Kalhed, anëtarit të familjes së pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour.
Shitja është në fazën finale, financiarisht procedurat janë drejt përfundimit. Mësohet se Sheikh Khaled ka paguar mbi 70 milionë paund për të marrë të gjitha aksionet e klubit dhe Rooney do të jetë trajneri i skuadrës.Angelzi është pjesë e klubit në rolin e asistent-trajnerit dhe si futbollist.
Skuadra e Derbyt militon në Championship dhe këtë sezon ka hasur shumë probleme financiare, gjë që është reflektuar edhe në fushën e lojës, pasi skuadra ndodhet në vendin e 22-të, drejt rënies në një kategori më poshtë.
E.Ç (Dosja.al)