TIRANË-Vetëm pak orë nga zhbllokimi i merkatos, Partizani po punon me intensitet të lartë për të sjellur në kryeqytet elementët më të mirë, të cilët trajnerit Ilir Dajës do i bëjnë punë. Tekniku i “demave” ka theksuar se do mbrojtës, por të rejat e fundit thojnë se Partizani ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin Stenio Xhunior.
Për brazilianin ishte interesuar edhe Kukësi, por të kuqtë u treguan më të shpejtë duke firmosur me lojtarin. Stenio Junior ka luajtur për 6 sezone me Shkëndijën e Tetovës, ku ka fituar çdo gjë të mundshme dhe ka qenë një nga elementet kryesore në sukseset e kuqezinjve me golat e shënuar.
E.Ç (Dosja.al)