ANGLI – Sulmuesi i Mançester Junajtid, Markus Rashford, është një nga themeluesit e fondacionit “FareShare”, i cili ndihmon fëmijët në nevojë. Anglezi tashmë po punon për të siguruar të paktën nga një vakt për çdo fëmijë, apo të pastrehë në vigjilje të Krishtlindjeve.
Mirëpo humanizmi i lojtarit ka inspiruar dhe një djalosh 12-vjeçar, i cili gjithashtu luan futboll. Bëhet fjalë për Xhek Maltbi-Smith, i cili ka mbledhur më shumë se 5.000 paund, për të ndihmuar 300 familje me vakte ushqimore gjatë Krishtlindjeve.
“Kjo më bën paksa emocionues. Unë ndihem shumë krenar”, deklaroi vogëlushi, i cili është në akademinë e Northampton Taun. Një grua e cila mori një pako ushqimore u shpreh shumë e lumtur për veprimin e të riut: “Kjo u rikthen besimin njerëzve, pasi në këtë mënyrë ata do të kenë gjithmonë njerëz, që do të kujdesen për ta”,- u shpreh ajo.
B.T (Dosja.al)