TURQI-Në Turqi pritet të rikthehen tifozët. Federata turke bën të ditur se në stadium do të jenë 50% e tifozëve, ndryshe nga kampionatet e tjera që maksimumi i lejuar është në 20%. Ky është një vendim drastik, nisur edhe nga deklaratat e një muaji më parë ku u tha se faza e parë do të luhet pa praninë e tifozëve.
Kampionati turk ishte ndër të fundit që u ndal në marsin e kaluar si pasojë e COVID-19, për t’u rikthyer më pas si në vendet e tjera me shkallaret e boshatisura plotësisht. Disa lojtarë e trajnerë në Turqi rezultuan pozitiv me COVID pavarësisht masave që u morën, por aktiviteti u mbyll rregullisht e rifilloi në muajin shtator.
E.Ç (Dosja.al)