KAVAJË– Në Kavajë harrojnë të shkuarën dhe kontributin e Andi Lilës. Ish-futbollisti i Kombëtares numëron 68 paraqitje me fanellën kuqezi, por në vendlindjen e tij e kanë harruar këtë fakt. Ish-mbrojtësi ka hedhur kanditaturën e tij si deputet i Partisë Demokratike, ndërsa ditën e sotme ka ndodhur një fërkim mes tij dhe krerëve të Bashkisë Kavajë.
Ish-futbollisti ka qenë duke dhënë intervistë për “News 24” në vendin e quajtur “Fusha e Vjetër” në Kavajë, por sipas tij zyrtarët të bashkisë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Redi Krajli i kanë thënë se e ka të ndalur të futet në ato ambjente, pasi tanimë janë kundërshtarë politikë.
35 vjeçari thotë se askush nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, pasi është rritur e formuar si futbollist aty. Megjithatë në rrjetin e tij social Facebook Andi Lila është shprehur:
E.Ç (Dosja.al)