ROMË-Ilenia Matili është një tifoze e Romës e cila luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj pas një aksidenti me makinë në dhjetor të 2019-ës. Ajo ka qenë në koma për muaj me rradhë, derisa një video e Francesko Tottit mbërriti për ta zgjuar. 19-vjeçarja u përfshi në një aksident të tmerrshëm me të cilin një makinë u përplas me një pemë. Martina Oro, shoqja e Ilenias që drejtonte automjetin, vdiq menjëherë.
Ilenia, një tifoze e flaktë e Romës, por që aktivizohet si futbolliste me rivalët e Lazio-s qëndroi në koma. Prindërit e saj rregullisht luanin himnin e Romëve në shtratin e saj dhe për mrekulli, një mesazh nga idhulli i saj Totti e ka parë atë të zgjohet.Ish-kapiteni i Romës, i cili luajti të gjithë karrierën e tij me verdhekuqtë kishte këtë mesazh:”Ilenia mos u dorëzo, ti mundesh, ne jemi të gjithë me ty”.
Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia është përmirësuar dhe ka arritur të dalë nga koma.Familja dëshiron të takojë personalisht Tottin për të shprehur falënderimet e tyre. Ilenia është në fazat e hershme të asaj që do të jetë ende një rrugë e gjatë për shërim, por është dëshira e saj të jetë në gjendje të përqafojë djalin plangprishës të Romës.
E.Ç (Dosja.al)