• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home AKTUALITET EKONOMI

“Ndërtimi” pastroi 1.6 miliard euro në 3 vite, çmimet të pajustifikueshme me të ardhurat

Ziku by Ziku
28 Gusht, 2020
in EKONOMI
0 0
0
“Ndërtimi” pastroi 1.6 miliard euro në 3 vite, çmimet të pajustifikueshme me të ardhurat
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erblina Mile

1.6 miliard euro  janë pastruar nëpërmjet sektorit të ndërtimit në Shqipëri gjatë periudhës 2017-2019.

Ky është vlerësimi i bërë në një raport të fundit të “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar”e cila financohet nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze.

Në këtë raport theksohet se në fund të vitit 2019, çmimi mesatar i apartamenteve të banimit në Tiranë arriti në pak më shumë se 1,000 euro për metër katror të cilat janë çmime shumë të larta për të qenë të besueshme, në një vend ku rroga mesatare mujore është 420 euro.

Në Shqipëri në ndërtimet e reja klientëve u kërkohet gati gjithmonë që të parapaguajnë për hapësirën që do të zënë ambientet e tyre, dhe shitet përpara se të fillojë ndërtimi. Po ashtu kjo nismë konstaton se ky sektor vazhdon akoma të jetë i varur nga pagesat me para në dorë.

Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, 40–50 për qind e të gjitha shitjeve kryhen me para në dorë. Një tjetër element që shihet si matës i pastrimit të parave në këtë sektor është edhe niveli i kredive që jepen për sektorin e pasurive të paluajtshme të cilat rezultojnë shumë të vogla në krahasim me vlerën e ndërtimeve.

Në Shqipëri përllogaritet se afërsisht 500 milionë euro janë pastruar nëpërmjet sektorit të pasurive të paluajtshme në vitin 2019. Duke përdorur të njëjtën formulë edhe për vitet 2017 dhe 2018, shifrat respektive janë 320 milionë euro dhe 570 milionë euro.Në raport zbardhen disa skema në bazë të cilave veprohet.

Për të organizuar sistemin e pastrimit të parave, grupet kriminale identifikojnë kompani ndërtimi apo njerëz të biznesit në situata të vështira financiare, dhe u jepen shuma të mëdha parash për t’i investuar në projekte ndërtimi dhe blerje apartamentesh, nëpërmjet një marrëveshjeje informale (dhe zakonisht përdoret si garanci kërcënimi i përdorimit të dhunës) që apartamentet t’i kthehen mbrapsht grupit kriminal pas përfundimit të projektit.

Një mënyrë tjetër është përdorimi i parave të pista për të blerë aksione në një kompani ndërtimi në këmbim të apartamenteve pas përfundimit të ndërtimit. Manipulime me deklarimin e vlerës së apartamentit, apo projektit të ndërtimit, lejon që të pastrohen akoma më shumë fonde.

Nga 141 kompani që fituan leje ndërtimi për ndërtesa më të larta se gjashtë kate, gjatë periudhës 2017–2019, 59 për qind e tyre nuk i kishin  burimet financiare për të përfunduar ndërtesat pasi . të ardhurat e tyre ishin minimale, dhe nuk kishin prona apo kredi që mund t’i lejonte që të kryenin investime të tilla. /abcnews.al/

AktualitetEkonomiVideo ndertimipastrim parashTiranë

Abc News
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 85 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 23k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

7 Dhjetor, 2020
Featured image of article: VIDEO/ Kukësi i jep fund “agjërimit”, pas shtatë ndeshjesh rradhazi gjen fitoren! Tirana bllokohet në Korçë ndaj Skënderbeut

VIDEO/ Kukësi i jep fund “agjërimit”, pas shtatë ndeshjesh rradhazi gjen fitoren! Tirana bllokohet në Korçë ndaj Skënderbeut

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Featured image of article: VIDEO/ Kukësi i jep fund “agjërimit”, pas shtatë ndeshjesh rradhazi gjen fitoren! Tirana bllokohet në Korçë ndaj Skënderbeut

VIDEO/ Kukësi i jep fund “agjërimit”, pas shtatë ndeshjesh rradhazi gjen fitoren! Tirana bllokohet në Korçë ndaj Skënderbeut

10 Prill, 2021
Featured image of article: Josa: “Duhet të çlirohemi psikologjikisht, ndaj Kastriotit duhet kujdes”!

Josa: “Duhet të çlirohemi psikologjikisht, ndaj Kastriotit duhet kujdes”!

10 Prill, 2021
“Me cilën artiste do të doje të kaloje një natë”, përgjigjet Milaim Zeka: Me të thanë të drejtën, shumë më pëlqen…

“Me cilën artiste do të doje të kaloje një natë”, përgjigjet Milaim Zeka: Me të thanë të drejtën, shumë më pëlqen…

10 Prill, 2021
Piloti detyrohet të bëjë ulje urgjente për shkak të një lindjeje të papritur. Njihuni me foshnjën që nuk priti deri sa të ulej avioni (FOTO)

Piloti detyrohet të bëjë ulje urgjente për shkak të një lindjeje të papritur. Njihuni me foshnjën që nuk priti deri sa të ulej avioni (FOTO)

10 Prill, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In