Vedat Muriqi tashmë luan me Lacion por lidhja me Turqinë nuk është e thjeshtë të shkëputet. Së fundmi ai i ka dhuruar rreth 2000 një djali të sëmurë që i duheshin para për tu kuruar nga një sëmundje e rëndë.
Gjatë një videoje në Instagram, Muriqi ka hyrë dhe ka dhuruar 20 mijë lira turke (dy mijë euro) në ndihmë të vogëlushit Ahmet.
Pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë te Lazio, Vedat Muriqi di të bëjë bujë edhe jashtë fushe. Sulmuesi shqiptar nuk e ka harruar të kaluarën e tij kur luante në Turqi dhe ende kujtohet nga shumë tifozë.
Sulmuesi nga Prizreni la gjurmë në futbollin turk me skuadrat si Genclebirligi, Giresunspor, Rizespor e Fenerbahce.
(E.H/Faxweb.al)