FRANCE – Rinovimi i kontratës së Kilian Mbapes me Paris Saint-Germain po shndërrohet në çështje kombëtare në Francë. Këtë here ka qenë vetë ministrja e deleguar e qeverisë franceze për sportin, ish-notarja dhe medalistja olimpike, Roksana Marakineanu, e cila pati një mesazh për sulmuesin 22-vjeçar, teksa ishte e ftuar në një emision televiziv.
“Kylian, qëndro në Francë! Ne duam të vazhdojmë të të shohim, duke luajtur kështu. Ne kemi nevojë për ty, publiku ka nevojë për ty, PSG ka nevojë për ty dhe të rinjtë duhet të kenë shembuj dhe modele.”
Mbapé e përfundon kontratën e tij me PSG-në në qershor 2022, por ai është objektiv i shumë skuadrave të mëdha, ndër të cilat veçohet Real Madrid. Në përfundim të ndeshjes me Barcelonën në Champions, ku eklipsoi edhe një futbollist të madh si Lionel Mesi, Mbape deklaroi:
“E ardhmja ime? Do të ishte marrëzi të vendosja për të ardhmen time pas një ndeshjeje të vetme. E vërteta është se ka të bëjë me reflektimin në planin afatgjatë. Unë gjithmonë kam thënë se jam i lumtur te PSG.”
B.T (Dosja.al)